11.5 C
Tirana
13 / 10 / 2025

“A do të pranoje të kandidoje për Tiranën?”/ Braçe në “Portokalli”: Po, por nuk plotësoj dy kushte. Jam i shkurtër dhe…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ishte i ftuari special në këtë episod të spektaklit ‘Portokalli’ në Top Channel.

Teksa ishte pjesë e ‘podcastit’ me Salsano Rrapin dhe Gaz Pajën në ‘R.T.V Kashari’, Braçe u pyet nëse do të pranonte të garonte në zgjedhjet lokale të Tiranës për kryebashkiak.

Me humor Braçe u shpreh se nuk plotëson dy kushte, atë të gjatësisë dhe se ndonjëherë thotë edhe ‘Jo’.

Sakaq ai u pyet se si i ka marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, ku zbuloi se nuk flet. “Marrëdhëniet, shumë të mira. Nuk flasim”, u shpreh Braçe.

 Pjesë nga podcasti:

Mrrëdheniet me kryetarin si i ke?

Braçe: Shumë të mira, nuk flasim.

Është e vështirë të bësh opozitë në Shqipëri?

Braçe: Jo, nuk është e vështirë të bësh opozitë nëse merresh me ju, me njerëzit dhe normalisht me qeverinë.

Po të kishte kandiduar Edi Rama për kryetar të bashkisë së Tiranës do ta pranoje?

Braçe: Uff! Do ta pranoja patjetër. Do ta pranoja pasi gjatë kësaj periudhe më shkruanin njerëzit ‘o po bëhu ti kryetar bashkie’, edhe sikur më hëngrën më sysh. Dhe si përfundim nuk u bëra pasi nuk plotësoja dy kritere. E para, që jam i shkurtër, nuk jam i gjatë. E dyta, që nuk them gjithmonë po, them edhe jo. Të dyja të djegin.

Këto produkte bujqësore që janë me pesticide, ka faj qeveria?

Braçe: Unë them që ka faj edhe qeveria. Pse? Sepse e ka lënë pak bujkun pa lekë. Kur bujku mbetet pa lekë, nuk vjen në Tiranë, por mundohet të prodhojë pak më shpejt.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x