12.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

A do ja dalë Messi?/ Kupa e Botës Katar 2022, ndeshjet e ditës së sotme

Kupa e Botës hyn në ditën e saj të tretë të përballjeve dhe emocioneve ku padyshim spikat zbritja ne fushë e Leo Messit i cili kërkon që në “vallëzimin” e fundit me fanellën e kombëtares argjentinase të plotësojë kabinetin e trofeve me atë të cilin nga shumkush konsiderohet si më i rëndësishmi, “Kupa e Botës”. Çdo trofe të mundshëm ka arritur të fitojë por mungesa e këtij trofeu lë gjithmonë vend për debat se cili është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit.

A do të arrijë Messi ta vendosi emrin e tij me gërma të arta dhe në këtë trofe aq të dëshiruar nga ai dhe ti japë fund debatit te hershëm dhe të cilësohet si “zoti” i futbollit?

Epo, shansin e ka…

Pra, Argjentina këtë të martë, zbret në fushë në orën 11:00 në “Lusail Stadium” kundër Arabisë Saudite, ndeshje e vlefshme për grupin C. Po ashtu për këtë grup në “Stadium 974” në orën 17:00 do të përballet Meksika me Poloninë, ndeshje e cila në letër konsiderohet një ndeshje e ekuilibruar por mos të harrojmë Lewandowski-n i cili mund ta prishë këtë ekuilibër me cilësitë e tij.

Grupi D do të gjejë përballë njëra tjetrës Danimarkën me Tunizinë në orën 14:00 në “Education City Stadium”.
Ndërsa mbrëmja do të mbyllet me ndeshjen e dytë grupit D, Francë – Australi, në orën 20:00 në “Al Janoub Stadium”.
Kujtojmë që Franca vjen në këtë Kupë Bote me një “faturë” shumë të shtrenjtë përsa i përket dëmtimeve ku krahas Kante, Pogba, Nkunku, kësaj liste iu shtua edhe Benzema, Topi i Artë i 2022. Gjithsesi ekipi francez mbetet gjithmonë favorit ku Mbappe është gati për të terhequr ekipin siç bëri në “Rusi 2018”.

NDESHJET E DITË SË SOTME:

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x