17.5 C
Tirana
16 / 04 / 2026

Dash Sula flet për zjarrin që “përpiu” pallatin në Tiranë: Kambanë alarmi për ne. Do kontrollohet çdo ndërtim

Pasditja e së martës u trondit nga zjarri masiv që përfshiu pallatin pranë QSUT në Tiranë, duke shkrumbuar totalisht 30 apartamente, ndërkohë inspektimi mbi shkaqet ende nuk ka përfunduar dhe nuk ka një raport për dëmet e lëna pas.

Teksa tashmë prokuroria dhe policia e kryeqytetit pas arrestimit të 4 personave, dhe procedimit penal të 4 të tjerëve, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij zjarri.

Ndërkohë që kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula është shprehur se të gjitha ndërtimet e reja do të kalojnë në filtër.

“Kambanë alarmi për ne. Përveç pikëpamjes formale të lejes kateve do shihen edhe materialet. Do përcaktohet metodologjia e kontrollit të çdo ndërtimi, dhe kjo do të jetëe një detyrë shumë e rëndësishme të cilën do t’ia ngarkojmë me akt të posaçshëm IKMT-së”, u shpreh Dashnor Sula për Top Channel.

Ai shtoi se do të nisë inspektim edhe për subjektet që ushtrojnë aktivitet në pallate dhe përdorin bombola gazi apo oksigjeni.

“Raste kur subjektet mbajnë bombola oksigjeni gazi. Nëse i kanë vendosur në vende që përbejnë rrezik, do duhet t’i vesh sipas rregullave në fuqi” shtoi Sula.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x