5.5 C
Tirana
02 / 12 / 2025

Vepra e artit që është varur gabimisht kokëposhtë për 75 vite

Një historiane e artit ka zbuluar se një nga kryeveprat e piktorit abstrakt holandez, Piet Mondrian është vendosur gabim kokëposhtë në galeri të ndryshme ku është ekspozuar për 75 vite me radhë.

Pavarësisht zbulimit të fundit, tabloja e titulluar ‘New York City I’ do të vijojë të qëndrojë në të njëjtin pozicion, pasi ekspertët i frikësohen idesë se mund ta dëmtojnë.

Piktura e realizuar në vitin 1941 u prezantua për herë të parë në galerin MoMA në Nju Jork në vitin 1945. Por që prej vitit 1980 e sot ajo është pjesë e një galerie arti në Dusseldorf të Gjermanisë.

Kuratorja Susanne Meyer-Büser e vuri re gabimin ndërsa po kërkonte të hapte një ekspozitë për këto vepra, por paralajmëroi se piktura mund të shkatërrohej nëse do të kthehej në anën e duhur, pasi tabloja është e pajisur dhe me adezivë që mund të shqiten.

“Pjesa me shumë adezivë duhet të qëndrojë sipër pasi nënkupton qiellin në mbrëmje”, u shpreh Meyer-Büser për mediat britanike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x