Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare piktori i njohur Skënder Kamberi.
Me një jetë të dedikuar artit, Kamberi është cilësuar si një një nga “penelat” më të dalluara të pikturës shqiptare qysh prej fillimit të viteve ‘60.
Disa vepra të tij, kryesisht kompozime, sot ndodhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, përveçse në duart e mjaft koleksionistëve sqimatarë të pikturës. Veprat e tij kanë kapërcyer edhe kufijtë me ekspozita në Egjipt, Francë, Angli, Turqi, Itali, Greqi etj.
Ndër pikturat më me vlerë të Skënder Kamberit janë: tablotë kompozicionale “Ndihma e shokut” (1966), “Betimi i Vrana Kontit” (1968), “Kthimi i nëndetseve”, “Buka e duarve tona” (1976), “Në Belvedere në Vjenë sikur pashë Skënderbenë“ (1977), “Otranto, 1997” dhe portretin e luftëtarit Sali Vranishti (1971) dhe të poetes Maro Pasho (1973).
I lindur në Vlorë më 2 shkurt të vitit 1939, Skënder Kamberi mbaroi Artistik në vitin 1960 dhe vazhdoi Institutin e Lartë të Arteve ku u diplomua në vitin 1965.
Në ato vite ai u kthye në vendlindje, ku bashkë me piktorin Nestor Jonuzi, dha një kontribut të veçantë në përhapjen e gjerë të pikturës në qytet.
- Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt - 21/04/2026
- Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Ilir Meta paraqet kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit - 21/04/2026
- Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit - 21/04/2026