Këtë të premte, më 10 prill, u zhvillua mbledhja e kabinetit qeveritar.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj ka dalë në një konferencë për mediat, ku po zbulon vendimet e marra sot në këtë mbledhje.
“Ne kemi bërë një rregullim ligjor që parashikon që për të gjithë ata persona të verbër do të kemi një përjashtim tatimor dhe do të përfitojnë nga lehtësirat fiskale që legjislacioni ynë ka.”, tha Ibrahimaj.
Pasojat e luftës do të kenë ndikim minimal në ekonominë shqiptare dhe më konkretisht në shtresat që nuk mund të përballojnë më rritje të çmimeve.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj foli edhe për krizën e krijuar si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, ku përpos çmimit të karburanteve janë prekur edhe produkte të tjera.
Sa i takon produkteve të shportës, sipas ministres Ibrahimaj, ka patur rritje vetëm të perimeve.
“Produktet e shportës janë mbi 80 dhe asnjë nga produktet e tjera të shportës nuk ka patur rritje për shkak të luftës. Inflacioni në muajin mars shënoi nivelin 2.6 % që është një nivel i kontrollueshëm.”, deklaroi Ibrahimaj. Më tej ajo shtoi se në rast se do të vazhdojë të ketë një rritje të mëtejshme, “do të ndërhyjmë me një akt që parashikon subvensionim për rritjen e çmimeve për kategoritë në nevojë”.
- Demokracia amerikane?!/ Trump “merr në pronësi” aeroplanin luksoz që Melania të fluturojë e qetë në luks - 10/04/2026
- Enkelejd Alibeaj: Teatër i pështirë, Rama e Berisha kanë bërë marrëveshje për territorialen, kushtetuesen dhe zgjedhoren - 10/04/2026
- Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet! - 10/04/2026