Ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo foli foli në një konferencë për mediat sa i takon vendimeve të marra këtë të premte, më 10 prill, në mbledhjen e kabinetit qeveritar.
“Granti prej 20 milionë eurosh nga Emiratet e Bashkuara tanimë është formësuar. Për të parandaluar efektet e ndryshimeve klimatike por edhe në të njëjtën kohë për të përmirësuar infrastrukturën rurale.”, tha Demo.
Më tej ai vazhdoi të fliste për Paketën e Maleve ku zbuloi se sot kanë “kaluar edhe katër bashki të tjera sa i takon zonave prioritare”.
Sipas Demos, “Paketa e Maleve vijon të jetë në fokus” të qeverisë.
Ditët në vijim përfundon dhe afati që bashkitë kanë dhe ministri për Pushtetin Vendor paralajmëroi se gjatë ditëve të ardhshme “Ju do të shikoni që bashki të ndryshme do miratojnë aplikimet e para” dhe kjo sipas tij, “do ketë efekt ortek sepse bashkitë do të ndjekin njëra-tjetrën”.
- Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove - 23/07/2026
- Protestuesit, gurë policisë/ Leka: Aktet e dhunshme tregojnë nervozizmin e organizatorëve dhe pagatorëve të tyre - 23/07/2026
- Opozita në ‘këmbë’ bllokon foltoren/ PS miraton me mbi 80 vota raportet e institucioneve të pavarura, votohet edhe kreu i ri i Prokurimeve Publike - 23/07/2026