5.5 C
Tirana
02 / 12 / 2025

Mes debatit dhe krizës së energjisë, akrepat kthehen 60 minuta pas të dielën

Natën ndërmjet të shtunës së 29 tetorit dhe të dielës së 30 tetorit mbaron edhe periudha verore. Në orën 3 të mëngjesit, pas shtatë muajsh, do të duhet t’i kthejmë akrepat e orës prapa dhe t’i pozicionojmë në orën 02:00. Ne do të flemë një orë më tepër, por do të humbasim gjashtëdhjetë minuta dritë natyrale pasdite.

Debatit ende të gjallë në nivel europian, për këshillueshmërinë e këtij ndërrimi orari, këtë vit i shtohet edhe tema e kursimit të energjisë, e cila është shumë aktuale duke pasur parasysh koston e faturave të energjisë elektrike dhe gazit.

Ora e verës do të kthehet të dielën, më 26 mars 2023.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x