Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Turizmit Kulturës e Sportit Blendi Gonxhe me anë të një statusi ne rrjetet sociale.
“Gazetare dhe kritike letrare me një rrugëtim të gjatë dhe të konsoliduar në kulturë, Arta Marku e nisi karrierën në vitin 1993 me gazetën “Koha Jonë”, për të vijuar më pas në media të rëndësishme si “Gazeta Shqiptare”, “Shekulli” dhe “Panorama”, gjithmonë me fokus te libri dhe letërsia.
Ka drejtuar si kryeredaktore disa prej revistave më të njohura kulturore në vend, ndërsa prej vitit 2014 ka sjellë për publikun emisionin “Bibliotekë” në RTSH dhe “Palimpsest” në Radio Tirana. Përmes nismave si “AGORA”, ajo ka afruar letërsinë me publikun në hapësira të hapura dhe interaktive.
E angazhuar vazhdimisht në promovimin e leximit, ajo ka zhvilluar takime të shumta me nxënës në gjimnazet e Tiranës, si dhe ka qenë pjesë e jurive në çmime dhe konkurse të rëndësishme letrare.
Autore dhe përkthyese e disa veprave të rëndësishme, Arta Marku sjell në këtë detyrë një përvojë të pasur dhe një vizion të qartë për zhvillimin e librit dhe leximit në Shqipëri.
Një falënderim i veçantë shkon për ish drejtoreshën Esmeralda Bardhyli për punën dhe kontributin e saj të vyer ndër vite në këtë institucion”, shkruan Gonxhe në facebook.
- VIDEO/ “Unë jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare kërcënon të burgosurin palestinez: Fundi yt është… - 28/09/2026
- “Ne këtu gjejmë arsye shpesh për debat, por biem dakord vetëm për…”, Rama mesazhe të qarta BE-së: Nëse lini Shqipërinë në baltë, do jetë dështimi juaj më i madh - 28/09/2026
- “Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur! - 28/09/2026