Ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici është thirrur ditën e sotme më 7 prill në SPAK.
Dyshohet se ajo është thirrur me statusin e personit që ka dijeni. Çështja, për të cilën është duke u marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së ka lidhje me dosjen e AKSHI-t.
Emri i Bicit nuk është në këtë dosje, për të cilën GJKKO ka vendosur disa masa sigurie për ish-drejtues të AKSHI-t.
Ka dyshime se ajo është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.
Dallëndyshe Bici ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë e Ramës. Ajo ka qenë në krye të Kadastrës dhe më pas ka drejtuar IKMT-në. Nga ky post u shkarkua në janar 2026, pasi kishte mbajtur këtë pozicion për 18 muaj.
- Rama prezanton dy dokumente para Grupit të PS: Mishërojnë reflektimin tim për bulevardin e flamingove, kthesë për mandatin e katërt - 24/07/2026
- “Bulevardi i flamingove ishte pasqyrë”, Rama: Shqiptarët kërkojnë më shumë, statistikat nuk mjaftojnë më! - 24/07/2026
- Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë - 24/07/2026