16.5 C
Tirana
07 / 04 / 2026

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ka mbledhur në një takim në selinë rozë kryebashkiakët e PS-ë në vend.

Takimi vjen në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”. Blendi Klosi, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se fokusi i takimit ishte rienergjizimi dhe procesi zgjedhor në forumet drejtuese.

Ai shton se qëllimi është përgatitja e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Klosi shton se PS shkon në këto zgjedhje, për të siguruar një tjetër fitore bindëse.

“Selia e PS. Me kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit me fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në të gjitha forumet tona drejtuese. Nga ky proces në të gjitha strukturat tona dalim edhe më të fortë, gati për një tjetër fitore bindëse në zgjedhjet vendore të vitit 2027”, shkruan Klosi.

Partia Socialiste ka nisur një tur takimesh të rëndësishme, në Tiranë, por edhe në rrethe, me qëllim rienergjizimin e partisë, si dhe përgatitjes për zgjedhjet lokale të vitit 2027.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x