Është zhvilluar këtë të premte Komisioni për Çështjet Ligjore. Gjatë prezantimit të buxhetit për Ministrinë e Drejtësisë, nga ministri Manja, deputetja e PD Dhurata Çupi, ngriti shqetësimin për kompensimin e dy shtresave të persekutuara dje dhe sot, siç janë të përndjekurit politikë dhe pronarët.
Duke iu drejtuar ministrit Çuçi, deputetja e PD tha se “për të pendjekurit shuma prej 1 miliard lekësh e parashikuar në buxhet çdo vit është shumë e vogël dhe se nuk i jep zgjidhje kësaj shtrese. Ndërkohë që ata kanë procedura shumë të ndërlikuara me hapjen e llogarive periodike në bankë gjë që e bën tepër të vështirë marrjen e dëmshpërblimit”.
Deputetja demokrate e quajti tallje trajtimin e pronarëve nga ana e qeverisë që megjithëse thotë se ka 5 miliard lek për kompensimin e tyre, ata nuk marrin asgjë.
“Ju thoni se për pronarët janë 5 miliard lek çdo vit, por tek ata nuk ka shkuar kokërr leku. Pse e përmendni këtë shifër, apo për tu tallur me ta”, u shpreh Çupi duke iu drejtuar ministrit.
Ajo gjithashtu ngriti edhe shqetësimin për mbështetjen e pamjaftueshme që është parashikuar në buxhetin e vitit 2023 për sa i përket luftës kundër korrupsionit.
Manja: Kompensimi financiar i ish pronarëve. Brenda tavaneve buxhetore, janë shpenzimet për investime kapitale 693 mln lekë, 583 me financim të brendshëm, 110 me financim të huaj. Rriten financimet e huaja me 18 %. Do të ishte një mbështetje e komisionit dhe Ministrisë së Financave, kërkesë mbi tavanet buxhetore, 3 investime.
- “Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë - 28/10/2026
- Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve - 28/10/2026
- “Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin - 28/10/2026