Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur sot në 26 shkurt përpara socialistëve kishte kritika edhe për prokurorët e SPAK-ut.
Ai tha se prokurorët paduhen që të qeverisin sistemin e drejtësisë dhe jo të bëjnë deklarata për Qeveirnë.
Sipas Ramës, po shtohen arsyet për të vënë duart në kokë. Ai tha se KE ka vënë alarmin për arrestet pa vendim gjykate.
Rama shtoi se PS do të mbrojë me vendosmëri liritë dhe të drejtat e njeriut, jo vetëm për anëtarët e qeverisës, por edhe për cdo biznesmen apo qytetar të këtij vendi.
Ai tha se prokurorët e SPAK-ut janë futur në një garë të ethshme për kreun e Strukturës së Posaçme dhe presin fletë-thirrje në tufa. Rama deklaroi se është absurde që fletë-thirrjet priten me një lehtësi kaq të madhe, sikur të ishin bileta teatri.
Kreu i qeverisë nënvizoi se shteti ka tre pushtete, që janë të pavarura nga njëri-tjetrin dhe se kështu duhet të jenë edhe në realitet.
“Ka nisur një lëvizje sportive prokurorësh lart e poshtë, që janë turrur në garën për kreun e SPAK, duke prerë fletë-arreste në tufa që nuk janë fare çështje penale, që kudo në botë hetohen në gjendje të lirë. Në Durrës në një rast, vetëm prokurori ngeli pa ia prerë vetes fletën e arrestit, nuk u kursye as një punonjëse model e shtetit, me fëmijë dy muajsh në gji. Fletëe-thirrjet si bileta teatri, deri për absurditete.
Me siguri do thonë që sapo ka ndërhyrë në punët e drejtësisë. Unë do them vetëm pak nga ato që kam për të thënë, për ndërhyrjet të panevojshme të gjyqësorit në punët e qeverisjes. Janë të pajustifikueshme, sepse shteti ka tre pushtete të pavarura dhe asnjëra nuk duhet të ndërhyjë tek tjetri. Ne e besojmë që kur Kushtetuta e Shqipërisë se ka tre pushtete të pavarura, që nuk mund të jenë në letër dhe duhet të jenë realitet”, tha Rama.
Sipas tij, qeveria nuk po ndërhyn aspak në punët e drejtësisë, por se drejtësia duhet të respektojë pavarësinë e pushteteve të tjera në vend.
- Hakerohet Televizioni Shtetëror Iranian: Futen fjalimet e Trump dhe Netanyahut - 01/03/2026
- Ankth për Ronaldon, humbet penalltinë dhe del i dëmtuar nga fusha, 3 muaj larg Botërorit të tij të fundit… - 01/03/2026
- Artan Fuga: Kriza gjeopolitike, ri-izolimi konjuktural i Shqipërisë dhe… largimi i Spiropalit - 01/03/2026