Kancelari gjerman Friedrich Merz nuk i fsheh qëllimet e tij për të zgjeruar ekonomike dhe diplomatike me Kinën, pavarësisht se në të njëjtën kohë tenton ta reduktojë varësinë e vendit të tij nga Pekini.
“I kushtoj shumë rëndësi ruajtjes dhe thellimit të këtyre marrëdhënieve sa herë që është e mundur,” tha Merz gjatë vizitës së tij në Pekin ku u takua me Kryeministrin kinez Li Qiang.
“Ne jemi dy nga tre vendet më të mëdha industriale në botë. Kjo është një përgjegjësi e madhe, por gjithashtu edhe një mundësi e madhe. Shkëmbimi ekonomik midis dy vendeve tona është i mirë. Kam një delegacion të madh biznesi këtu, i cili më shoqëron në këtë udhëtim dhe kërkon të gjeje mundësi të reja në marrëdhëniet tona ekonomike”, shprehet Merz.
Merz theksoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë në nivel europian, duke vënë në dukje përgjegjësinë e përbashkët në arenën globale.
“Ekziston një potencial i madh për rritje të mëtejshme në të dy ekonomitë,” u shpreh kancelari gjerman, qe njoftoi mes te tjerash vizita të ardhshme të ministrave përkatës dhe shkëmbime intensive gjatë gjithë vitit. Pas takimit, u nënshkruan pesë marrëveshje ndërqeveritare, përfshirë bashkëpunimin në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Kjo vizite e Merz-it, e para që nga marrja e detyrës si Kancelar, përfshin edhe takiminn me Presidentin kinez Xi Jinping, ku do të diskutohet mbi çështje ekonomike, të sigurisë, të drejtave të njeriut si edhe situatës në Ukrainë.
Kancelari gjerman shpreson të përdorë ndikimin e Kinës për të ushtruar presion mbi Rusinë në konfliktin me Kievin. Megjithatë, mbetet pyetja se sa e mundur është të arrihet ky balancim: si të forcohen marrëdhëniet ekonomike me Kinën, duke ruajtur një pavarësi strategjike dhe duke shmangur varësinë e tepërt nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.