Po zhvillohet sot ceremonia e promovimit të librit “Kosova – lufta e heshtur, diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999)”, në një aktivitet që ka mbledhur të ftuar dhe të interesuar për botimin më të ri të diplomatit me përvojë Zef Mazi.
Vepra e re vjen si një rrëfim i drejtpërdrejtë mbi proceset diplomatike që shoqëruan vitet vendimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. I mbështetur në përvojën e tij shumëvjeçare në misione diplomatike në Vjenë, Bernë, Londër, Dublin, në OKB dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare, si edhe në poste drejtuese të strategjisë në IAEA dhe në negociatat për integrimin europian të Shqipërisë, Mazi sjell në këtë botim dëshmi dhe analiza mbi diplomacinë e asaj periudhe.
Në libër vihet në qendër roli i Shqipërisë për Kosovën, sfidat e një shteti të vogël në një krizë të madhe ndërkombëtare, si dhe përplasjet mes realpolitikës dhe të drejtës ndërkombëtare. Autori ndalet edhe te vendimmarrjet që, sipas tij, janë marrë shpesh pas dyerve të mbyllura, por që kanë ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimet historike.
“Kosova – lufta e heshtur” përmban kujtime mbi bazë arkivore dhe analiza të mekanizmave të diplomacisë, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të proceseve që çuan drejt pavarësisë së Kosovës.



- “Kërkesat e protestës janë marksiste”, Rexhaj: Si bëhet në shekullin XXI qeveri teknike pa e votuar Kuvendi? - 27/06/2026
- Sot ëndrrat e mia nuk ushqehen më nga krenaria, por nga dëshira për të lënë pas diçka që i mbijeton kohës - 27/06/2026
- Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit - 26/06/2026