13.5 C
Tirana
24 / 02 / 2026

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

Ish-kryeministri norvegjez e njëkohësisht ish-kryetari i Komitetit Norvegjez të Çmimit Nobel, Thorbjorn Jagland ka tentuar të bëjë vetrasje dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

Akti i rëndë vjen pasi policia norvegjeze është duke hetuar për të në lidhje me marrëdhëniet e tij në të kaluarën me Jeffrey Epstein, i akuzuari si përndjekës dhe shfrytëzues seksual.

Kujtojmë se Jagland ishte kryeministër norvegjez nga viti 1996 deri në vitin 1997 dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019. Midis janarit 2009 dhe marsit 2015, ai kryesoi gjithashtu komitetin që zgjedh fituesin e Çmimit Nobel për Paqen.

Në një nga email-et e dërgura nga ish-kryeministri norvegjez për Epstein në vitin 2012, ai kishte shkruar: “Kam qenë në Tiranë (Shqipëri) vajza të jashtëzakonshme”.

 “Përshëndetje Jeffrey! Jo, nuk e kam telefonuar ende. Isha në Tiranë, (Shqipëria), vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë e më pas në Izrael. Kthehem të enjten”, thuhet në email që Thorbjørn Jagland i kthen Jeffrey Epstein.

Bëhet fjalë për një korrespondencë që Thorbjørn Jagland, ish-kryeministër i Norvegjisë dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës ka me Jeffrey Epstein.

Komunikimi në email është i vitit 2012 dhe Thorbjørn Jagland i përgjigjet se nuk ka mundur ta telefonojë “Barbara Daniels” sepse ka qenë në Shqipëri për vizitë. Në këtë periudhë, Jagland ka qenë me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës dhe me këtë cilësi ka ardhur në Shqipëri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x