Romanca mes këngëtares Katy Perry dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau duket se ka kaluar në një fazë më serioze tre muaj pas takimit të tyre të parë, raporton ekskluzivisht PEOPLE.
Çifti u panë për herë të parë duke dalë për darkë në Montreal gjatë korrikut, gjë që ngjalli thashetheme për një lidhje. Që atëherë, marrëdhënia e tyre është forcuar dhe ata janë parë shpesh së bashku në publik dhe momente private.
Sipas një burimi politik kanadez për PEOPLE, “Kjo marrëdhënie është tashmë mjaft serioze dhe po lëviz drejt një faze më të avancuar. Ata janë një çift dhe po takohen sa më shpesh që mundin.”
Raportimet gjithashtu theksojnë se Katy Perry e ka prezantuar Justin Trudeau me vajzën e saj, Daisy, nga marrëdhënia e saj me ish-i fejuari Orlando Bloom, duke treguar se lidhja po bëhet më e angazhuar dhe personale.
Në tetor, çifti u pa duke festuar ditëlindjen e Perry në Paris dhe duke ndjekur një shfaqje kabare në Crazy Horse Paris, ku ishin fotografuar duke mbajtur duart dhe duke buzëqeshur. Burime pranë këngëtares konfirmojnë se Perry është e kënaqur me përkushtimin dhe vëmendjen e Trudeau dhe po shijon këtë zhvillim surprizues në jetën e saj personale.





- Ish-kryeministri kanadez drejt martesës me Katy Perry: Takimi familjar me vajzën e këngëtares - 24/02/2026
- ‘Putini është një aktor i keq’, Zelensky: Presidenti rus luan me Trumpin dhe me të gjithë botën - 24/02/2026
- Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore, shkatërrimi dhe bllokimet diplomatike - 24/02/2026