Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën për të trajtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Mbledhja e Këshillit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së Gjykatës së Lartë, e cila kishte shkarkuar nga funksionet publike zv/kryeministren.
Tani mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga Niko Peleshi, do të vendosë të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
Gjatë mbledhjes të 16 shkurtit të grupit parlamentar të PS, kryeministri Rama tha se “parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore.”
Me ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale që në parlament kërkojnë 84 vota, gjykata nuk mund të ushtrojë ndaj Presidentit, kryeministrit, zv/kryeministrit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit dhe Kreut të KLSH, vetëm masën e pezullimit nga detyra.
- “Do të jetë historia më e madhe e të gjitha kohërave”/ Vajza e astronautit Ashley Hansen tregon emocionet e kthimit të babait në Tokë: Do t’i jap një përqafim të madh… - 11/04/2026
- Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne - 11/04/2026
- Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës - 11/04/2026