Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryediplomatin amerikan, Marco Rubio, në Departamentin amerikan të Shtetit.Osmani tha se me sekretarin amerikan të Shtetit ka diskutuar për mundësitë e forcimit të “aleancës sonë si dhe si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë”.
“Në veçanti, e falënderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyç për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.
- Kurti: Një ligj për Hagën pa stabilitet institucional rrezikon të dështojë! Zemërimi i qytetarëve sot, i drejtë - 05/10/2026
- Propozimi i ri i Komisionit Europian, që favorizon Shqipërinë: Anëtarët e rinj të BE me të drejta të plota, por me një përjashtim! - 05/10/2026
- Video/ Tension para kuvendit të Kosovës, protestuesit “fluturojnë” mbi gardh deputetin që do braktiste seancën - 05/10/2026