8.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Këshilli i Europës: Zgjedhjet e 6 marsit, të vetmet në 30 vite që s’janë kontestuar nga asnjëra palë!

Këshilli i Europës (KiE) i ka cilësuar zgjedhjet e 6 marsit si të rregullta dhe të administruara mirë, duke vëne theksin se janë të parat në 30 vite që u pranuan nga të gjithë garuesit dhe nuk janë kontestuar.

Në seancën e tij të 43-të plenare, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës diskutoi sot raportin informues mbi zgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri të mbajtura më 6 mars 2022, pas një misioni vëzhgues hibrid të zgjedhjeve të kryer më 24 dhe 25 shkurt dhe 8 mars. Në përfundim të saj, u theksua se rregullat përkatëse u respektuan përgjithësisht nga të gjitha palët e interesuara, teksa u identifikuan gjithashtu edhe disa fusha ku ka ende hapësirë për përmirësim, veçanërisht në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të mëparshme nga Komisioni i Venecias të cilat mbeten për t’u adresuar, duke përfshirë masat për depolitizimin e komisioneve zgjedhore të nivelit më të ulët dhe përgjegjësinë penale ende ekzistuese për shpifje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x