Shënime për librin “Heshtja që flet” kushtuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Nga Sefer Pasha
Mick Kicklighter thotë : “Ky libër është shumë i rëndësishëm. Duhet ta marim serjozisht. Duhet jo vetëm ta lexojmë, por dhe të veprojmë për të korigjuar këtë situatë dhe për të parandaluar që diçka e tillë të ndodh sërish. Lutjet e mija janë me ata burra në burg dhe familjet e tyre. Lutem që ky makth të përfudojë sa më shpejt”
Dikur në rininë time e kam marë dorazi librin “Vdekja më vjen prej syve të tillë” të Rexhep Qoses, që nga piramida 18 midis fshatrave Valbonë dhe Vuthaj të Malit të Zi. Librin e përcolla për në Tiranë dhe ai u shumfisha në Shtëpinë Botuesë “Naim Frashëri”. Sot kjo ndodhi duket si legjendë.
E kujtova këtë detaj se libri i autorit Ahmet Shala “Heshtja që flet” më gjeti në Biblotekën Kombëtare në çastet kur në Prishtinë sa kishte filluar promovimi i këtij libri me personazh heronjtë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Botimi i këtij libri u përhap në të gjithë planetin. Përse? Të katër personazhët e këtij libri janë atdhetar.
Ajshtanji thotë: – “Mos syno të jesh njeri i suksesit, por syno të jesh njeri i vlerave”. Një poet i dëgjuar gjithashtu ka thënë: – “Unë jam ti. Unë jam tek ti dhe ti tek unë”. Në këtë vështrim të gjithë shqiptarët janë në Hagë. Pikërisht për këtë arsye libri i Ahmet Shalës është me identitet paçka se triumfalizmi i atyre që janë në Hagë është tragjik e në buzë të greminës.
Libri i ri i Ahmet Shalës sot kaloi dorë më dorë tek lexuesit e Biblotekës Kombëtare. Me të mbrritur nga Prishtina në Tiranë të gjithë duan që të blejnë. Kjo vepër që nuk ka asnjë lloj kremi me lidhshmëri emocjonale i ka shfronëzuar heronjtë e vet të cilët po dënohen për të vdekur për së gjalli. Në kapitujt e librit vijëzimet tejet modeste të autorit janë shkruar me një stil të thukët. Jepet biografia e fisme proverbiale e komandantëve të luftës të UÇK –së, që edhe në gjyqin e Hagës janë elegant. Këso dore në faqet e veprës së Shalës jepen qartazi superbuqetat e jetës së zgalemave si Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi. Jeta e këtyre heronjve siç doli dhe në gjyqin që po zhvillohet ajo është një higjenë e ashpër për prokurorët e Hagës.
Autori i librit është polemist. Ai mëton dhe sjell qysh në krye format metaforike me ndriçim të brishtë në Kosovën e lirë. Në fletët e librit biografik ceken dhe dëshmitarët spiun të serbit, ziliqar, urith, llum, vrasës e të paguar. Heronjtë në Hagë nuk janë me makth në ajër. Përkundrazi ata me energji pozitive nuk shkërmoqen. Principet i kanë të qelibarta.
- Berisha “del nga shinat” lëshon gojën ndaj Ramës dhe Gjykatës Kushtetuese për pezullimin - 18/02/2026
- Gjyqi në Hagë – Mbrojtja: Provat ndaj Kadri Veselit janë thjesht një ‘grumbull mbeturinash’ - 18/02/2026
- Shakira e befasuar në skenë! Reagimi viral kur shikon posterin e ish-bashkëshortit Pique (Video) - 18/02/2026