Përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë kontrollin mbi territoret e humbura po dominohen nga përdorimi i dronëve, të cilët vazhdojnë të jenë arma kryesore në konfliktin me Rusinë.
Sipas të dhënave të ekspertëve ushtarakë dhe mediave vendase, ukrainasit mund të kenë rikuperuar deri në 200 km katrorë nga avancimet e forcave ruse gjatë javës së fundit, kryesisht në jug-lindje të Zaporizhzhias dhe rreth Huliaipole-it.
Këto lëvizje përqendrohen në zonat e ashtuquajtura “të zeza”, territore që nuk kontrollohen plotësisht nga asnjëra palë.
Ukraina e përdor avantazhin teknologjik, bllokimin e sistemit Starlink nga Rusia ka dobësuar komunikimin mes njësive ruse dhe përdorimin e dronëve nga këto të fundit.
Vendimi i Kremlinit për të kufizuar përdorimin e Telegram ka thelluar problemet e komunikimit të rusëve.
Dronët janë vendimtarë për mbrojtjen e vijës frontale dhe për sulmet kundër pozicioneve të armikut. Oficerët ukrainas tregojnë se përdorin materiale të lehta si fibra karboni për të bërë dronë më të shpejtë dhe më autonomë, ndërsa rusët përdorin aliazh alumini.
Për muajin janar, Ukraina ka kryer mbi 7,000 misione me dronë për të kompensuar mungesën e ushtarëve.
Ndërkohë, shifrat e humbjeve ruse sipas ministrit ukrainas të Mbrojtjes Mykhailo Fedorov janë dramatike: 35,000 të vrarë ose të plagosur në janar dhe 30,000 në dhjetor, shifra e cila është mohuar nga Moska, por konsiderohet e besueshme nga analistët perëndimorë.
- Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare - 18/02/2026
- “Pse e pranuat kaq shpejt ftesën për në Bordin e Paqes?”, Balla debat me eurodeputetin gjerman: Me SHBA kemi marrëdhënie të veçantë, pyet në Bruksel pse jeni të përçarë - 18/02/2026
- Ukraina po rikuperon terren në frontin me Rusinë, dronët vendosin ritmin e luftës - 18/02/2026