11.5 C
Tirana
18 / 02 / 2026

Negociatat SHBA-Rusi-Ukrainë, Moska reagon pas takimit trepalësh në Gjenevë: Takim i vështirë, por profesional

Në ditën e dytë të bisedimeve trepalëshe në Gjenevë, negociatat midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës përfunduan rreth orës 10:45 të mëngjesit, sipas raportimeve të mediave ruse.

Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, e përshkroi takimin si “të vështirë, por profesionale”, duke shtuar se do të organizohet një raund i ri i bisedimeve në të ardhmen.

Megjithatë, delegacioni i Moskës refuzoi të ofronte detaje mbi rezultatet e bisedimeve, ndërsa nuk është e qartë nëse delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës do të japin ndonjë deklaratë shtesë.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi miratimin e një pakete sanksionesh ndaj udhëheqësit bjellorus Alexander Lukashenko, duke theksuar se Kievi do të forcojë masat kundër çdo forme të ndihmës për përpjekjet e luftës të Rusisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x