Mark Epstein, vëllai i financierit të dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg të Nju Jorkut në vitin 2019, po akuzon Departamentin Amerikan të Drejtësisë për mbulimin e vrasjes.
“Në këtë fazë, unë e di që ai është vrarë“, tha ai për BFMTV të hënën, duke sulmuar qeverinë amerikane, për vdekjen e të vëllait, i cili u gjet i vrarur në qelinë e tij.
“Unë akuzoj Departamentin e Drejtësisë për mbulimin e vrasjes së Jeffrey-t”, tha ai.
Mark Epstein shkoi asokohe në burg për të identifikuar trupin, i shoqëruar nga dy ekspertë ligjorë. Siç pretendoi ai, “ata dolën nga autopsia dhe thanë se nuk mund të arrinin në përfundimin se ishte vetëvrasje, sepse gjetjet dukeshin më shumë si vrasje. Në certifikatën origjinale të vdekjes, në fushën “shkaku i vdekjes”, shkruhej “në pritje të ekzaminimit të mëtejshëm”. Megjithatë, disa ditë më vonë, rezultatet zyrtare të autopsisë ia atribuan vdekjen vetëvrasjes në qelinë e tij.
Dyshime rreth shkakut të vdekjes ka shprehur edhe Dr. Michael Baden, një nga mjekët ligjorë që ishte i pranishëm në autopsi si vëzhgues në emër të familjes, pa e kryer vetë. Në një intervistë me Telegraph më 13 shkurt, ai vuri në dukje se vdekja e Jeffrey Epstein duhet të rishqyrtohet.
“Unë besoj se vdekja e tij ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga mbytja dhe jo nga varja. (…) Bazuar në provat që kemi sot, hetime të mëtejshme mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes janë të nevojshme”, tha ai.
Lidhur me publikimin e të ashtuquajturave “dosje Epstein” nga qeveria amerikane, Mark Epstein u shfaq i kujdesshëm.
“Unë besoj se një pjesë e këtij procesi është një shpërqendrim , në mënyrë që vëmendja të mos tërhiqet nga fakti se ai u vra”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai pohoi se është kryer një hetim i pavarur për vdekjen e vëllait të tij, i cili, siç tha ai, arrin në përfundimin se ishte një vrasje. Sipas tij, rezultatet e këtij hetimi pritet të bëhen publike në muajt në vijim.
- “Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit - 18/02/2026
- “Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës - 18/02/2026
- Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës - 18/02/2026