13.5 C
Tirana
16 / 02 / 2026

Putin, një javë i zhdukur/ Zelensky ironizon: Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Vladimir Putin nuk është parë më në publik prej mbi një jave, dhe kjo e nxiti homologun e tij ukrainas Volodimir Zelensky të deklarojë se “shefit të Kremlinit nuk i ka mbetur shumë kohë”.

Komenti nxiti reagime dhe të qeshura gjatë një paneli në konferencën e sigurisë në Munich. Por Zelensky insistoi për Policito duke thënë se “unë jam më i ri se Putini… Ai nuk ka shumë kohë, e dini”.

Edhe pse fillimisht deklarata u prit me të qeshura nga audienca, ai shtoi: “Jo, jo, më besoni, kjo është e rëndësishme”, duke lënë të kuptohet se komenti kishte domethënie politike dhe jo personale. Deklaratat e tij erdhën në një moment kur në media u raportua se Putini kishte ditë që nuk shihej më në publik.

Sipas Daily Mail, lideri rus ishte parë për herë të fundit më 5 shkurt gjatë një fjalimi, ndërsa mungesa e tij kishte nxitur spekulime mbi arsyet e kësaj mungese, duke përfshirë këtu edhe teoritë për probleme shëndetësore.

Në të kaluarën, zhdukjet e përkohshme të presidentit rus nga skena publike kanë nxitur herë pas here spekulime, por Kremlini zakonisht i ka hedhur poshtë ato si të pabazuara.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x