Deputeti socialist Agron Malaj ka folur për herë të parë për 21 Janarin, për të cilin akuzohet si ish-komandant i “Grupit të zjarrit”.
Ai tha se kjo strukturë s’ka ekzistuar kurrë dhe është shpikje e Sali Berishës.
“Keni vite qe merreni me familjen time. Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë. Ju jeni grup i zjarrit. Unë kam dhënë shpjegimet e mia dhe nuk i heq asnje presje” – tha ish-gardisit, sot deputet socialist.
Malaj shtoi se:
“Kam qene komandant i seksionit 4. Kam qene komandant i nje strukture per të cilën kam mbajtur përgjegjësi. asnjë nga efektivët e mi nuk kanë patur gisht në 21 Janar. E keqja është që e baltosën Gardën. E kam për nder të kem qenë gardist sepse e kam kryer punën time me përkushtim. Në qarkun Dibër morët mbi 15 mijë shuplaka. Atë vjedhjen e votës tregoja të tuve, turpit të Matit dhe turpit të Dibrës që gjithë jetën janë marrë me maskarada. Lërjani 21 Janarin drejtësisë dhe ta shohim sesi do të jetë e vërtëta” – tha Agron Malaj.
- Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni - 22/09/2026
- Përplasja Trump-media/ Pesë rrjete televizive refuzojnë mbulimin, CNN dhe dy media të tjera padisin Shtëpinë e Bardhë - 21/09/2026
- “Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë… - 21/09/2026