Ka nisur sot mbledhja e Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale.
Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i këtij komisioni tha se është koha që të nisë puna.
“Të kalojmë nga dakordësia për të punuar, në punën që duhet bërë”, tha ai.
PD i është bashkuar tryezës së bisedimeve, por bashkëkryetari Luçiano Boçi u shpreh se marrëdhënia mes mazhorancës he opozitës nuk është e mirë në Kuvend, dhe sipas tij kjo për shkak të sjelljes së PS me PD.
“Mos bëjmë rolin e atij që mbyll sytë dhe veshët. Marrëdhëniet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës nuk janë në normalitet por janë të tensionuara për shkak të sjelljes së mazhorancës”, tha Boçi.
Latest posts by Pena Albania (see all)