Gjiganti farmaceutik Pfizer është nën hetim nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se ka fshehur 1.2 miliardë euro fitime nga autoritetet tatimore. Mediat e vendit fqinj bëjnë të ditur se Guardia di Finanzia, në bashkëpunim me Agjencinë e të Ardhurave, ka nisur një kontroll tatimor, i cili po vazhdon ende dhe nuk ka një raport përfundimtar vlerësimi. Sipas raporteve të agjencisë Bloomberg, dega italiane e Pfizer ka transferuar 1.2 miliardë euro fitime në vende të tjera për të shmangur pagimin e taksave mbi fitimet.
“Pfizer është në përputhje me ligjet dhe rregulloret tatimore italiane”, deklaroi zëdhënësi i kompanisë, duke folur për “hetime rutinë” për të cilat Pfizer thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë.
Hetimi lidhet me vitet 2017, 2018 dhe 2019, para pandemisë Covid. Sipas raporteve Pfizer Italia do të kishte transferuar 1.2 miliardë euro në degët e lidhura me Pfizer Production dhe Pfizer Manufacturing në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Holandë për të shmangur taksat mbi fitimet.
- Flutura Açka – Bardhit: E ke hak Zegjinenë, se me mua u solle si fashist! Preve në besë miqtë dhe ike - 20/02/2026
- Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë… - 20/02/2026
- Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi - 20/02/2026