Shkenca, inxhinieria dhe kujdesi shëndetësor, janë fushat kryesore ku kërkohen punëtorë të kualifikuar në Gjermani.
Sipas faqes së internetit të Qeverisë Federale, kërkesa për punëtorë të kualifikuar varet nga tre kategori: profesionistë të kualifikuar që kanë përfunduar të paktën dy vjet trajnim profesional ose kualifikim të ngjashëm; specialistë që kanë një trajnim artizanal ose teknik dhe ekspertë me arsim universitar katërvjeçar, raporton Shengenviza.news.
Grupi i parë: Ata që kanë të paktën dy vjet formim profesional, kërkohen këto profesione:
- Punë nëntokësore
- Mirëmbajtja dhe instalimi i qarqeve elektrike
- Teknologji për ngrohje dhe klimatizimi
- Ndërtimi i kanaleve dhe tuneleve
- Kujdesi për të moshuarit
Sipas ekspertëve, të gjithë të diplomuarit nga një program universitar katërvjeçar në fushat e mëposhtme mund të mirëpriten për t’u punësuar në Gjermani:
- Mjekë të specializuar në mjekësinë e brendshme.
- Profesionet në zhvillimin e softuerit.
- Avokatët.
- Mjekë të specializuar në anesteziologji.
- Mbikëqyrje, shërbime emergjente mjekësore, menaxhim, infermieri.
- Farmacistë
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Burgu, si idol, më lart se liria - 06/11/2025
- PD-PS votojnë anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së, rikthehet Arben Ristani. Sa vota morën 5 anëtarët - 06/11/2025
- Rriten tensionet Rusi-SHBA, Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore. Kievi: Flamuri ukrainas u ngrit në Pokrovsk - 06/11/2025