6.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

Bojkoti për reformat/ Leka: Opozita ka treguar mungesë serioziteti. Ka frikë se do mbetet jashtë tryezës

Analisti politik Martin Leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke kritikuar ashpër qëndrimin e opozitës.

Sipas Lekës, opozita ka treguar mungesë serioziteti dhe ç’orientim në veprimet e saj, ndërsa bojkoti, sipas tij, nuk i shërben interesave të Partisë Demokratike.

Ai theksoi se Reforma Territoriale nuk është thjesht një ndarje kufijsh, por një proces i thellë që kërkon angazhim dhe përgjegjësi nga të dyja palët, duke nënvizuar se opozita duhet të jetë pjesë aktive, transparente dhe të shfrytëzojë alternativa politike përtej protestave, të cilat, sipas tij, nuk përbëjnë më shqetësim real për sistemin.

“Opozita ka treguar mungesë serioziteti. Bojkoti nuk i intereson PD dhe nga fakti që PS duroi gjithë këto kohë për të patur në komision opozitën, atëherë jo vetëm kryetari i PD, por edhe shumë të tjerë e ndjenë faktin që mund të mbeteshin jashtë kësaj tryeze. Reforma Territoriale nuk është vetëm një ndarje kufijsh, është shumë më e thellë se sa kaq. Ka një sërë problemesh që duhet të merren seriozisht nga të dyja palët.

Opozitës i intereson dhe duhet të jetë ajo që të këmbëngulë dhe të marrë pjesë. Në këtë lojë ku është futur opozita, është shumë e çorientuar, është një mungesë e thellë serioziteti. Është një lojë dhe mungesë respekti që u bëhet qytetarëve demokratë.

Opozita duhet të jetë transparente. Opozita ka 1001 opsione, përveç rrugës, nuk është metoda efikase, për shkak se rrugën Berisha e ka provuar disa herë. Ka pasur raste që PD bënte protesta çdo ditë, edhe tani janë bërë shumë protesta, por deri atje e ka pikën e vlimit PD. Nuk përbëjnë protestat shqetësim për sistemin. Edhe vetë Berisha e di që me protesta nuk rrëzohet qeveria”, tha Leka.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x