Aktori me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Vizita e tij ka për qëllim realizimin e një dokumentari.
“Kemi pasur një përvojë të mrekullueshme duke filmuar në Shqipëri për 9 ditë, së bashku me kryeministrin.
Përshtypja ime është së pari unë nuk kam qenë në Shqipëri që prej shume vitesh kur ndoshta s’kishte as kaq shumë trafik, as kaq shumë makina, infrastruktura nuk ishte kaq shumë e mirë dhe po të shikosh investimet që janë bërë tani është e mrekullueshme puna e bërë”, tha Belushi.
Sigurisht nuk kishte si t’i shpëtonte aktualitet dhe zbuloi se kryeministri Rama e ka ftuar në Shqipëri për të diskutuar rreth mundësisë së legalizimit të eksportit të kanabisit.
I pyetur nga Euronews Albania për investimin në miniera që donte të bënte vite me parë në Shqipëri, ai tha se dëshira nuk i ka munguar, por për çështje burokracie nisma ka mbetur në vend.
Kjo nuk do të jetë hera e fundit që aktori Belushi do të vizitojë Shqipërinë.