Këtë të mërkurë në godinën së Kryeministrisë për “21 Janarin”, ngjarje e ndodhur 15 vite më parë ku humbën jetën katër protestues.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, u shpreh se ‘ulërima e kësaj padrejtësie nuk do të shuhet asnjëherë’, ndërsa theksoi se kush kërkon drejtësie të shkojë te godina e Stacionit të Trenit, referuar SPAK.
“Ujku është krejtësisht i dukshëm në sytë e të gjithëve. Strasburgu e nënvizoi shumë qartë si shkelje të Konventës Evropiane përdorimin e forcës vdekjeprurëse, duke kërkuar nga autoritetet të zbardhin ngjarjen. Në rrjedhën e vendimit të Strasburgut, Gjykata e Lartë ka formuluar një dokument të plotë, të pakontestueshëm dhe ka vënë faktikisht në lëvizje hetimet që kanë rinisur. Ndërkohë që shpresa vdes e fundit, nevoja për drejtësi nuk vdes kurrë, edhe kur vdes shpresa. Nuk e di sa vite do të kërkojë fundi i padrejtësisë ulëritëse për ata që duan drejtësi për katër protestuesit. E di që ulërima e kësaj padrejtësie nuk do të shuhet asnjëherë. Mungesa e drejtësisë do të triumfojë me se s’bën.
E kemi mbajtur me dinjitet përgjegjësinë dhe nuk e kemi tradhtuar zotimin solemn. Duke ngritur SPAK-un dhe Gjykatën Speciale, kemi krijuar kushtet për fundin e pandëshkueshmërisë me ligj dhe jo me zakone, përmes organeve të drejtësisë dhe jo partisë. Kush kërkon nga ne pse nuk është bërë drejtësi për 21 janarin, të shikojë te Stacioni i Trenit, jo te kjo godinë.
21 janari, si çështje e hapur, është gropë e hapur në themelet e drejtësisë së re; është gropë e hapur që vë në dyshim të fortë moralin e drejtësisë, ashtu si kundër drejtësia për 21 janarin është moral për drejtësinë e re. Të tjerat përpara 21 janarit, siç e tha Marku kur po pinim kafe, janë si hetimi dhe gjyqi i kafesë së Nexhmijes.“, tha Rama.
- Rregullorja e një korridori nuk mund të “pastrojë” gjykatën nga avokatët - 22/10/2026
- Ligji i ndryshuar për Dhomat e Specializuara, PDK i kërkon presidentes ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim - 22/10/2026
- “PD dhe PS duan të minojnë revoltën e studentëve”- Tha se pedagogët në protestë janë të lidhur me PD, gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës: Formë minimi! - 22/10/2026