Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi ndaj lajmeve dhe spekulimeve të ditëve të fundit që parashikonin një udhëtim të kryeministrit Edi Rama drejt Shteteve të Bashkuara, i shoqëruar nga avokatë dhe nën skenarin e një ndërhyrjeje të menjëhershme të autoriteteve amerikane.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani kujton se sipas një lajmi të publikuar 13 ditë më parë, data 20 janar ishte dita kur Rama pritej të ishte “rrugës për në Amerikë”. Ai ironizon komentet që shoqëruan atë lajm, ku pretendohej me “burime tepër të sigurta amerikane” se kryeministri do të merrej drejtpërdrejt nga FBI për t’u shoqëruar në lidhje me çështje që, sipas tyre, “do të trondisnin Shqipërinë”.
“Sot është 20 janar.
Sipas një lajmi të Ballkanweb të 13 ditëve më parë, sot Rama do jetë rrugës për në Amerikë së bashku me avokat.
Sipas disa komenteve të atyre ditëve rreth këtij lajmi “të sigurtë”, sot i bie që Rama të jetë nisur “si cjapi te kasapi” pasi do ta marrë direkt FBI ta shoqërojë diku për ti bërë pyetje për çështje që “do trondisin Shqipërinë”.
U shurdhuam ato ditë nga “siguria” e lajmit nga “burime tepër të sigurta amerikane”…
Bëni një kërkim të thjeshtë në google dhe do ti gjeni këto “lajme” aty.
Sot pra është dita….
Presim tronditjen…
Ka pak erë sot e as helikopterët nuk sugjerohet të fluturojnë… Por presim..” – shkruan Manjani.
- “Sipas burimeve…”, Manjani ironizon teoritë e PD për FBI dhe Ramën: Sot niset për në SHBA me një avokat… - 20/01/2026
- “Budallallëk i madh”/ Ministri britanik: Kritikat e Trump nuk do ta ndryshojnë marrëveshjen e Chagos - 20/01/2026
- Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, rinumërimi rrezikon formimin e institucioneve - 20/01/2026