15.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Shkon në +15 % paga e pedagogëve tek mjekësia. Universiteti rrit me 8% pagat, veç 7% rritjes nga qeveria

Qeveria vendosi pak ditë më parë që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit të Universiteteve.

Këtij vendimi i është përgjigjiur pozitivisht gjatë ditës së sotme Universiteti i Mjekësisë.

Fillimisht Senati Akademik dhe më pas Bordi i Administrimit të këtij Universiteti vendosën të miratojnë nivelin e rritjes së pagave, sipas vendimit të Qeverisë.

Pra 8% e pagës së pedagogëve do të mbulohet nga të ardhurat e vetë Universitetit të Mjekësisë.

Ndërkohe që pjesa tjetër, 7% e rritjes mbulohet nga qeveria, rroga e pedagogëve të Mjekësisë do të pësojë një rritje me 15% në total.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x