8.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

Primaret e Berishës në PD, zbulohen disa prej kandidatëve në Korçë

Afro një muaj larg datës 4 Dhjetor, atëherë kur pritet të mbahen dhe primaret brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë duket se kandidatët që do të marrin pjesë në këtë proces kanë nisur të zbulohen.

Në Korçë pritet të marrë pjesë në primare Ledina Alolli, pedagoge në Universitetin e Korçës por edhe ish kandidate për deputete nga forca blu. Bashkë me të Euronews Albania ka mësuar se do të jenë edhe Irvin Bode, doktor Gjergji Gjata por edhe ish deputetja Eleina Qirici.

Në Pogradec lufta pritet të jetë midis Oligert Mucllarit dhe Zihni Tollozhines, ndërkohë që kryetari aktual i PD Genti Çela ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në këtë proces.

Devolli, një basiton historik i djathtë, ku vitet e fundit pesha e PD është në zbehje do të ketë një garë të ndezur midis kryetarit aktual të PD Ervis Hajderlli dhe ish kryetarit Arben Miza. Ne te tre palet e zgjedhjeve nën drejtimin e Mizës (2014-2022) PD-ja në Devoll ka marrë rezultate të larta.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x