Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpërndarë materialet zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Kosovës.
Prej orës 7:00, 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë.
Në zgjedhjet e sotme garojnë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar paraditen e sotme në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen në Kosovë, teksa ka deklaruar se në përfundim të tyre vendi duhet të ketë sa më shpejt një qeveri të re.
12:53 Zgjedhjet në Kosovë, në disa qendra votimi nuk ka energji elektrike
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në gjashtë qendra votimi në komunat: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan.
12:48 Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
Në një shkollë në Zhegër të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një incident mes të disa qytetarëve që kanë qenë duke votuar.
12:27 Zgjedhjet në Kosovë/ 100 prokurorë në terren, policia masa shtesë: Nuk do lejojmë manipulime
Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme te përgjithshme.
10:59 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku voton në Prishtinë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, votoi rreth orës 10:45 në Prishtinë.
09:56 Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti voton në Prishtinë
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40.
09:24 Kandidat i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj voton në Gllogjan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, votoi rreth orës 09:00 në Gllogjan.
Rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës janë angazhuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
09:24 Kandidat i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj voton në Gllogjan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, votoi rreth orës 09:00 në Gllogjan.
08:48 Si po shkon procesi i votimit deri tani në Kosovë, kreu i KQZ: Po votohet në 2614 qendra
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi pasi ka hedhur votën e tij sot në Pejë për zgjedhjet nacional u ka bërë apel qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
- “Berisha do të shkrinte SPAK po të kishte mundësi”, Leka: Zbutja e tonit lidhet me çështjet e tij penale - 15/01/2026
- Sekuestrimi i celularëve, vendimi Kushtetueses kërkon seriozitet në mbledhjen e provës së veprës penale - 15/01/2026
- Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në… - 15/01/2026