Ish-drejtori i SHIK, Irakli Koçollari, është shprehur ne ‘Opinion’ se është e pamundur që një dosje e ish-Sigurimit të Shtetit të eliminohet, fshihet apo të zhduket.
Po ashtu ai tha se është e pamundur që një e tillë të sajohet nga fillimi. Sipas Koçollarit, materialet janë të mikrofilmuara të gjitha.
Gazetari: Meqenëse çështja e hapjes së dosjeve, kontrollit, verifikimit të figurave, përfundimisht u mor një vendim nga parlamenti edhe pse është shumë vonë se 32 vjet kanë vdekur bashkëpunëtorë, kanë vdekur personat e ruajtur. Ju jeni i sigurt që asnjë dosje nuk mund të eliminohet, nuk mund të fshihet, nuk mund të zhduket? Dhe nuk mund të sajohet nga fillimi.
Irakli Koçollari: Absolutisht jo! Është e pamundur. Verifikohet menjëherë.
Gazetari: Pra nuk sajohet dot dosje, nuk fshihet dot dosje, nuk fshihet dot bashkëpunëtor, nuk fshihet dot skedë bashkëpunëtori.
Irakli Koçollari: Jo!
Gazetari: Është e vërtetë që materialet janë dhe në skeda, dhe në mikrofilma?
Irakli Koçollari: Patjetër. Të mikrofilmuara të tëra. Edhe nëse ai ka hequr dy fletë do të gjendet diku. Një profesionist di ta gjejë
- “Ukraina nuk do e njohë kurrë Kosovën”, Rama reagon pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd: Nuk llogarisim kush i ka borxh kujt, Kievi është gabim për Prishtinën - 13/08/2026
- Si e shenjtëroi dhe e shkatërroi vetmia fatin e poetit Frederik Rreshpja, shpirtin që lëngoi si “një varg i thyer” - 13/08/2026
- A mund të bëhet Shqipëria një shtet më i madh, sipas Marko Rubios? - 13/08/2026