Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe (NCA), Graeme Biggar ka pritur këtë javë drejtuesin e Prokurorisë Specialiste Shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani, Fabian Zhilla drejtori kabinetit dhe drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.
Biggar ka vlerësuar Dumanin, duke vënë në dukje drejtimin e SPAK me guxim dhe integritet ndaj e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar.
Në përfundim të takimit, NCA, ose FBI-ja britanike, i ka dhënë çmim mirënjohjeje Altin Dumanit.
Ky vlerësim vjen vetëm pak kohë pas nderimit të mëparshëm më 9 Dhjetor 2024, kur Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Dumani “Kampion të Luftës Kundër Korrupsionit”, një çmim global që i jepet për punë të jashtëzakonshme në promovimin e sundimit të ligjit dhe drejtësisë.
- Ulje-ngritjet e marrëdhënies mes Trumpit dhe Zelenskyt! BBC: Kronologjia e takimeve “kokë më kokë” mes tyre - 29/07/2026
- “Si ta vrasësh Melania Trump”/ Irani publikon videon tronditëse për eliminimin e Zonjës së Parë të SHBA-së dhe djalit të saj Barron, ndjekje hap pas hapi - 29/07/2026
- PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci… - 28/07/2026