Pas takimit në Tiranë me kandidatët e PD më të votuar të listave të hapura në zgjedhjet e 11 majit, Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti janë ndalur sot në Durrës për të takuar demokratët.
Gjatë fjalës së tij, Alimehmeti, një nga kandidatët më të votuar, është shprehur se e djathta sot është vendos Shqipërinë përpara partisë, dhe sipas tij kjo është edhe diferenca.
Alimehmeti i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të krijojnë një parti sa më të fortë, që sipas tij kjo është e mundur vetëm nëpërmjet ndarjes së mendimeve.
“Vazhdoni mbani këtë ritëm, forcë e krenari për të qenë kjo PD që jeni sot. E djathta vendos Shqipërinë përpara partisë, kjo është diferenca jonë. Duhet të krijojmë një parti sa më të fortë, kjo realizohet nëpërmjet ndarjes së mendimeve”, është shprehur Alimehmeti.
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026