8.5 C
Tirana
01 / 12 / 2025

Bisedimet SHBA-Ukrainë, Zelensky telefonon Rutten dhe Leyen: Shumë gjëra mund të ndryshojnë

Ndërsa në Florida zhvillohen bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky komunikoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Zelensky theksoi se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe falënderoi NATO-n dhe BE-në për mbështetjen e pandërprerë ndaj rezistencës së Ukrainës përballë sulmeve ruse.

Në telefonatën që ai pati me sekretarin Rutte, ai u shpreh se shumë gjëra mund të ndryshojnë në ditët që vijnë dhe se bashkëpunimi i ngushtë me Aleancën do të rezultojë jashtëzakonisht efektiv.

Gjithashtu Zelensky njoftoi se ka biseduar edhe me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, duke e falënderuar për mbështetjen e qëndrueshme.

“Ursula i kushton vëmendje të posaçme forcimit të qëndrueshmërisë sonë ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse kundër infrastrukturës dhe sistemit tonë energjetik,” ka shkruar në platformën X.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x