Himni kombëtar, “Mora fjalë” dhe dy super koreografi nga Intelektualët dhe Ballistët e kthyen stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në një skenë të vërtetë kuqezi, teksa Drita priti Shkëndijën e Tetovës në kuadër të Ligës së Konferencës.
Atmosfera festive, e ndërlidhur me afrimin e 28 dhe 29 Nëntorit, bëri që kjo përballje vëllazërore të merrte një ngjyrim krejt të veçantë.
Drita, e cila gjendet në vendin e 13-të të renditjes me 5 pikë, dhe Shkëndija, e 25-ta me 4 pikë, hynë në fushë nën tingujt e himnit kombëtar, një moment historik, pasi për herë të parë në fazën e grupeve të garave evropiane u interpretua zyrtarisht himni i shqiptarëve. Më pas stadiumi shpërtheu në këngën “Mora fjalë”, himnin emocional kushtuar heroit kombëtar Adem Jashari, të cilën rreth 6 mijë tifozë e kënduan në kor me gjithë shpirtin.
Në tribuna, “Intelektualët” e Dritës dhe “Ballistët” e Shkëndijës shpalosën dy koreografi gjigante, të kuruara deri në detaj, duke dërguar mesazhe të fuqishme për unitet, krenari dhe festat e nëntorit. Ngjyrat kuqezi dominuan kudo dhe mbushën stadiumin me një energji që rrallë shihet në ndeshjet e klubeve shqiptare. Aktuaslisht po luhet pjesa e dytë ku rezultati është 1-0 në favor të gjilanasve.
- “Evropianët duhet të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë tonë”, vjen reagimi i parë i Berlinit pas tërheqjes së trupave amerikane me urdhër të Trump - 02/05/2026
- “Salianji e shiti veten në burg”, Berisha i vetëm në garë pas përjashtimit të kandidaturave të tjera, kreu i PD: Tradhtarët e partisë s’mund të marrin pjesë - 02/05/2026
- ANALIZA/ Kur një mbret i kujton Amerikës historinë! Mesazhi i koduar i Charles për Trump që tronditi Uashingtonin - 02/05/2026