Juristi Ylli Manjani i është përgjigjur Sonila Meços, e cila e ka cilësuar qëndrimin e Manjanit për rrjedhjen e të dhënave private të të hetuarve nga SPAK, si një skandard i papranueshëm. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se histeria kolektive mbi thashethemet e jetës private të të hetuarve nuk janë as prova e as hetime.
Postimi i plotë
Se jam nëpër gjyqe sot dhe, po më sjellin disa miq një reagim të Sonila Meços, që nuk e di nëse e ka kundër meje apo jo.
Por sidoqoftë, për aq sa e ka me mua, nuk kam se çfarë ti shtoj reagimit tim të djeshëm dhe të përhershëm (Sonila ka pas qenë dakord dikur me to) se të dhënat personale që i bien në dorë Prokurorëve për shkak të aksesit që u jep ligji, NUK MUND TË BËHEN PUBLIKE.
Këtë standart e pranon çdo shoqëri e ligj demokratik.
Tani që Sonilës i del “histeria” si diçka normale dhe e domosdoshme për Shqipërinë, çfarë mund të them?!
S’kam gjithashtu ç’të them as për gjetjen e madhe që “vibratorët e Benit” dhe “palloshi i Belës” na qenkan domosdoshmëri për transparencë dhe llogaridhënie.
Se ç’transparencë është kjo, s’di ta them.
Sa për llogaridhënien, u provua përtej dyshimit të arsyeshëm se edhe kur “palloshi” doli me pallosh jashtë në publik vetëm sa iu shtuan votat nga kjo “histeria kolektive” dmth.
E kuptoj që njerëzia mbajnë nëpër gojë “vibratorë” e “palloshë”, por histeria nuk është as gjë e mirë, as standart politik, as moral e aq më pak legal. Histeria është anomali psikologjike që manifestohet me perversitet.
Sa i takon pyetjeve “pse nuk thua këtë që them unë”, jo Sonilës po askujt në këtë botë nuk ja pranoj si standart komunikimi.
Mund të mos jesh dakord, por nuk ke të drejtë ti thuash dikujt thuaj këtë që them unë!
Bye se kemi punë tani.