Aktorja Eva Longoria foli për lindjen e djalit të saj në moshën 43 vjeç, duke shpjeguar se ishte koha e duhur.
Aktorja 50-vjeçare, e cila lindi Santiagon në vitin 2018, theksoi se ishte shumë më e mençur dhe më e duruar se në vitet e kaluara.
Duke folur për revistën Sunday Times Style, ylli i Hollivudit tha: “Ishte koha e duhur. Ke shumë më tepër mençuri dhe durim kur bëhesh nënë në të 40-at. Për kaq shumë kohë, gjithçka kishte të bënte me mua.”
Siç tha ajo, ia kishte kushtuar të gjitha vitet e mëparshme të jetës së saj vetes dhe karrierës së saj. “Dyzet vjet që kishin të bënin me mua ishin shumë kohë, kështu që isha vërtet e bekuar që linda fëmijën tim më vonë në jetë, sepse kisha udhëtuar, kisha bërë gjithçka që duhej të bëja për karrierën time.
“Tani gjithçka që bëj është vetëm qershia mbi tortë dhe mund ta bëj me djalin tim “, theksoi ajo. Diku tjetër në intervistë, aktorja e famshme sqaroi se do të pranonte një rol vetëm nëse përfshin njerëz me të cilët “dëshiron vërtet të punojë”, pasi kjo do të thotë se do të privohet nga koha që mund të kalonte me të birin.
“Familja ime është përparësia ime, kështu që nëse them ‘po’ për diçka dhe kjo më privon nga koha me ta, duhet të jetë diçka që do ta shijoj vërtet dhe me njerëz me të cilët dua vërtet të punoj “, tha ajo.



- VIDEO/ “Unë jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare kërcënon të burgosurin palestinez: Fundi yt është… - 28/09/2026
- “Ne këtu gjejmë arsye shpesh për debat, por biem dakord vetëm për…”, Rama mesazhe të qarta BE-së: Nëse lini Shqipërinë në baltë, do jetë dështimi juaj më i madh - 28/09/2026
- “Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur! - 28/09/2026