16.5 C
Tirana
22 / 04 / 2026

Tjetërsuan prona me vlerë 13 mln euro, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Lezhës dhe 10 ish-zyrtarë

11 persona janë marrë të pandehur nga SPAK për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës. Në mesin e tyre është ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Të akuzuarit e tjerë janë ish-zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, të cilët kanë punuar në këtë institucion në kohën kur SPAK thotë se është bërë tjetërsimi i pronave.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë Speciale, rezulton që të jetë tjetërsuar 66 mijë metrat tokë në disa zona bregdetare të Lezhës, me një vlerë rreth 13 milionë Euro.

“Gjatë hetimit janë dokumentuar veprimet e kundraligjshme të zyrtarëve vendor të Qarkut Lezhë, për tjetërsimin e pronave në bregdet dhe përfitimin e tyre në kundërshtim me ligjin. Veprimtaria e kundraligjshme ka filluar me përcaktimin e parcelës, e cila është me pronësi shtet, gjetjen e personave të interesuar për t’u pajisur me tokë, falsifikimin e dokumenteve të pronësisë që nga origjina e pronës deri tek certifikata e pronësisë. Në këtë veprimtari kriminale, personat përfitues në mënyrë të kundraligjshme të pronave kanë përfshirë edhe persona të tjerë, ndër ta persona të afërt dhe të njohur më ta, duke ja kaluar në mënyrë fiktive pasuritë dhe më pas me qëllim final për t’i kaluar në pronësinë e tyre”, thotë SPAK

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x