Nga Roland Lami
Aksioni opozitar i ngritur rreth çadrës nesër është shembulli perfekt i politikës shqiptare kur kalon nga institucioni tek improvizimi. Në vend që të jetë një alternativë parlamentare, opozita krijon “pushtetin paralel me tenda”, ku retorika është e madhe, qartësia e vogël dhe synimi i turbullt. Çadra, që duhej të ishte simbol proteste, kthehet në një skenë teatri absurd, ku askush nuk e kupton saktësisht nëse po kërkohet reformë, zgjedhje, drejtësi apo thjesht strehim politik për krizën e brendshme.
Sarkazma del natyrshëm: një parti e dobësuar lë sallën e Parlamentit për t’u strehuar nën një mbulesë plastike, duke pretenduar se atje gjendet “vërtet” demokracia. Absurdi kulmon me faktin se, pavarësisht zhurmës, mbetet e paqartë se çfarë synohet konkretisht me çadrën, përveçse të mbahet ndezur kauza, tensioni apo hallet e liderit historik që e ka kthyer protestën në rit, jo strategji.
Në fund, çadra nuk shërben as si program politik, as si alternativë qeverisëse, por vetëm si simbol i mungesës së një udhërrëfimi të vërtetë: një opozitë që rri jashtë institucioneve, duke pretenduar se ndryshimi vjen nga tortuari, jo nga ligji. Një çadër e madhe, një vizion i vogël dhe një vend që pret diçka më serioze se fjalime të improvizuara politike.
- Salianji i përgjigjet Nokës: Mul Çupëlina, unë nuk ha jashtëqitjet e shefit siç bën ti! Kone që mendon se je bulldog i Sali kolltukut - 06/05/2026
- Propozimi i SHBA-së për paqen, reagon zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk ka negociata me shantazhe dhe presione - 06/05/2026
- Përplasje e fortë në PD, Alesia Balliu shpërthen ndaj Flamur Nokës: Je llumi i partisë, do të të zhburrëroj në mes të Tiranës! - 06/05/2026