24.5 C
Tirana
18 / 04 / 2026

Spartak Braho sulmon Sali Berishën: Ka pasur 9 ministra ish-sigurimsa

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho thotë se Sali Berisha në qeverinë e parë kishte 9 ministra bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një intervistë për Euronews Albania Braho nuk pranoi të jepte emra duke qenë se një pjesë e mirë e tyre nuk janë më pjesë e politikës.

Ai u shpreh se hapja masive e dosjeve ka qenë e vështirë për shkak të problematikës që ka procedura e bashkëpunëtorëve të sigurimit.

“Në 92 në qeverinë e parë të Berishës 9 nga ministrat kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, për era mos më pyet se një pjesë nuk janë në politikë.

Për problematikën që ka procedura e bashkëpunëtorëve të sigurimit dhe përmbajtja e punës së bërë me ata që konsideroheshin bashkëpunëtorë të sigurimit”, tha Braho.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x