12.5 C
Tirana
17 / 10 / 2025

“Dita më e bardhë, kur të mbyllet SPAK! Janë pisa me telekomandë!”/ Përplasje e ashpër në emision. Ja debati

Andi Bushati dhe Pano Soko, janë përplasur ashpër gjatë një debati në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me mbarimin e mandatit të Dumanit dhe të ardhmen e SPAK.  

Bushati tha se dita më e bardhë në Shqipëri, do të jetë kur SPAK të mbyllet, pasi ka shkatërruar demokracinë, ndërsa Soko deklaroi se SPAK ka arritur disa suksese nën drejtimin e Dumanit.  

Debati:  

Andi Bushati: Kjo çështja që këtyre të SPAK u mbaron mandati, mos mbetemi pa SPAK, do të jetë dita më e bardhë në Shqipëri, kur të mbyllet SPAK! 

Ylli Rakipi: Tallesh? Se këtë do edhe politika. 

Andi Bushati: Unë dua që çdo njeri që ka vjedh edhe një cent, të shkojë para drejtësisë, jo përballë ca pisave me telekomandë. A kanë bërë drejtësi këta? Problemi është që këtyre deri tani, dy çështje që kanë çuar në Strasburg, kanë rënë. Shpejtësia do të vazhdojë. Se si veprojnë do ti shohim. Sa më shumë kohë kalon, do të bindemi, që sa më shpejt të mbyllet, aq më të shpëtuar jemi të gjithë. 

Pano Soko: SPAK merret me 5 mijë vetë në këtë vend. Ne 2 milionë e 400 mijë të tjerët nuk kemi punë me SPAK. Berisha, Rama, Meta, Veliaj, shpëtojnë po u mbyll SPAK.  

Andi Bushati: Ata janë njerëz që vendosin për të gjithë. 

Pano Soko: SPAK ka bërë gjëra që nuk i kemi menduar. 

Andi Bushati: Nuk e kisha menduar edhe unë që mund të pillej një monstër që të shkatërrojë demokracinë me këtë shpejtësi, që do të ringjallej Aranit Çela… 

Pano Soko: Nuk besoj se do ta kapë njeri standardin e Dumanit, aq lart sa ka shkuar. 

Andi Bushati: Kurrë mos e kaptë drejtësinë politike. 

Pano Soko: Atëherë hajde mbajmë Ramën dhe e konsolidojmë dhe gjithë të tjerët, që sot janë në burg. Ai ka nisur rakinë ai djali. Tjetri i falet Zotit. 

Andi Bushati: Duke u përdorur si vegël politike, ndikon te jeta ime dhe e jotja. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x