Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke akuzuar këtë subjekt politik se po përpiqet të politizojë protestën që do të mbahet në Tiranë më 17 tetor.
Në njoftimin e saj, OVL e UÇK-së thekson se protesta nuk ka karakter partiak, por përfaqëson zërin e popullit shqiptar, të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. “Kjo protestë nuk është e asnjë partie politike, ajo është zëri i popullit shqiptar. Nuk ka forcë politike që mund ta ndalë apo ta përvetësojë këtë zë”, thuhet në reagim.
Veteranët e UÇK-së theksojnë se nuk do të lejojnë që “lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përdoret për interesa partiake”, duke nënvizuar se qëllimi i vetëm është kërkesa për drejtësi dhe ndëshkimi i krimeve të kryera nga Serbia, shkruan A2 CNN.
“Protesta e Tiranës është protestë e kombit, jo e partive. Aty do të jenë mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, për të treguar se UÇK-ja është nderi i kombit,” thuhet më tej.
- Rusët u dorëzojnë SHBA-ve “raportin sekret” të KGB-së për vrasjen e Kennedy-t - 16/10/2025
- 8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë - 16/10/2025
- “Hashim Thaçin e kanë vrarë”, Klosi zbulon të pathëna nga lufta e UÇK: Si na erdhi lajmi - 16/10/2025