Vijojnë me intensitet punimet në rrugën lidhëse Korçë-Ersekë. Ndërtimi i lotit të dytë, do të shkurtojë kohën e udhëtimit në 20 min pasi distanca mes dy qyteteve shkurtohet me 10 km.
Puna vijon me intensitet ndërsa tashmë është përqëndruar nga hyrja e qytetit të Ersekës në drejtim të fshatit Vodicë.
Kryebashkiaku Erion Isai bën me dije se kjo rrugë e re, do të krijojë lehtësi jo vetëm për qarkullimin e banorëve, por do të shërbejë edhe për zhvillimin rural e turistik të zonës duke qenë se lidh dy vende me resurse natyrore të shumta
Aksi i ri me një gjatësi prej rreth 12 km do të ketë të gjithë elementët e plotësuar sa i takon sigurisë rrugore. Për këtë kategori rruge limiti i shpejtësisë varion nga 60 deri në 80 km/h.
Me përfundimin e tij do të përmbyllet i gjithë investimi i cili pritet të shkurtojë edhe kohën e udhëtimit nga Korça drejt Ersekës me 20 min.