Analisti Martin Leka vlerësoi kandidaturën e Ogerta Manastiriut si më të përshtatshmen për kryeqytetin. I ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, Leka tha se Florian Binaj nuk është një kandidat i pavarur, por një kandidat i Berishës.
Gjatë intervistës, Leka nënvizoi se Binaj, po të ishte kandidat i pavarur do të kishte marrë më shumë vota, teksa shtoi se opozita vijon të jetë ende pa asnjë alternative.
“Është një njeri i njohur, një njeri i spektakleve por që ka gjetur derigjentin e gabuar. Me zotin Binaj shkon shumë anektoda ku i kërkuan të punësonte dikujt djalin dhe thanë “është shumë djalë i mirë por këtë punë nuk e bën”. Ky është edhe rasti për zotin Binaj. Ka zgjedhur kohën e gabuar, momentin e gabuar. Ka zgjedhur të futet në një garë ku është e humbur. Berisha gjeti zotin Binaj, por ky po bën hapin e parë për t’u futur në politikë. Por ka gjetur partinë e gabuar, nuk ka eksperiencën e gabuar.
Dhe nga ana tjetër kemi një tjetër personalitet, zonja Manastiruliu, një zonjë e nderuar. Ka një karrierë të admirueshme, ku e ka nisur nga zero. Ogerta Manastirulu mendoj që ka përpara një sfidë jo me kundërshtarët, por mendoj vetëm me veten e vet…”, tha ndër të tjera ai, duke shtuar: “Edhe militantët e PD thonë se një parti që nuk ka forca të përballet, apo në rastin më të keq nisma për të rrëzuar pushtetin e mazhorancës, tregon që të gjithë e dinë që zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës e fiton Manastirliu. Risia e vetme është siç e kanë thënë edhe sondazhet që partia e zotit Qori, edhe pse nga pak rritet. Zoti Qori mendoj merr vota nga idealistët…”.
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026